Zakonisht mendojmë se njerëzit nuk ndryshojnë kurrë dhe se çdo përpjekje për ndryshim mbetet premtim bosh. Por ky duket se nuk është rasti i Kylian Mbappé. Francezi, i cili gjatë sezonit u kritikua si sulmuesi që ushtronte më pak presion në Europë, ka vendosur të ndryshojë. “Duhet të bëj një hap më shumë në mbrojtje. Jam kërkues me veten dhe duhet të përmirësohem. Është e rëndësishme për ekipin dhe do ta bëj që nga Botërori”, – deklaroi ai për ‘Le Parisien’.

Statistikat e tij në Botëror (3 ndeshje të fazës së grupeve dhe 1 në 1/16 finale kundër Suedisë) tregojnë ndryshim të dukshëm krahasuar me La Liga-n. Distanca mesatare e përshkuar mbetet 8.49 km për ndeshje, por sprintet janë rritur nga 25.7 në 29.8 për ndeshje. Edhe metrat në sprint janë rritur nga 437 në 461, ndërsa sprintet mbi 25.2 km/h nga 10.1 në 12.1.
Sipas ‘Fifaphy’, ai ka rritur edhe distancën totale dhe intensitetin krahasuar me Botërorin e kaluar. Të dhënat sugjerojnë një Mbappé më punëtor dhe më i përfshirë në fazën mbrojtëse.

The post Më punëtor dhe i përfshirë në fazën mbrojtëse, ky është Mbappé i Botërorit appeared first on Telesport.








