Eliminimi nga Paraguaj në fazën e 1/32-ve ka shkaktuar një “tërmet” të vërtet të themi në Gjermani. Ka nga ata që bëjnë përgjegjës kryesor formën e dobët të lojtarëve dhe mungesën e yjeve në ekip, ka të tjerë që fajësojnë trajnerin Julian Nagelsmann.
Ndërkohë, legjenda Lothar Matthäus në një intervistë të fundit për BILD, zbulon problemet e mëdha që ekzistonin te Gjermania, për të cilat nuk është folur kurrë në media.
“Ka shumë për të pranuar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Probleme me gratë, familjet… Kishte gjithçka. Nuk e kuptoj pse familje të tëra duhet të jenë të pranishme që nga fillimi në këtë kompeticion. Pastaj kishte probleme me udhëtimet, rezervimet e hoteleve. E gjithë kjo ishte një temë bisede brenda ekipit. Nuk doli kurrë në media, por e di që ndodhi. Një lojtar zemërohej me një tjetër sepse nëna e dikujt mund të udhëtonte me aeroplan dhe tjetri mund të sillte gruan dhe fëmijët e tij. Familjet e tjera duhej të udhëtonin me fluturime komerciale”, tha Matthäus.
The post “Nuk doli kurrë në media, por e di që ndodhi”, Matthäus zbulon arsyen e vërtetë pse Gjermania dështoi në Botëror appeared first on Telesport.








