Edhe pse Christian Pulisic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kuqezinjtë dhe mund të largohet falas verën e ardhshme, drejtuesit e Milanit kanë “bllokuar” shitjen e tij këtë verë, duke qenë të bindur që do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjatur më tej bashkëpunimin mes tyre.
Për Pulisic ka pasur një ofertë konkretë nga New York FC në MLS, por drejtuesit e Milanit kanë bërë të qartë se 27-vjeçari nuk është në shitje këtë verë, sipas The Athletic.
“Milan është në një periudhë tranzicioni, me një trajner të ri kryesor dhe drejtorë krejtësisht të rinj. Megjithatë, Christian Pulisic nuk është në shitje”, thuhet në raportimin në fjalë.
Pulisic u transferua në vitin 2023 nga Chelsea te Milan për 20 milionë euro. Në 134 ndeshje me kuqezinjtë, ka shënuar 42 gola.
The post “Nuk do të shitet këtë verë”, Milan merr vendimin e rëndësishëm për titullarin e skuadrës appeared first on Telesport.








