Kosovare Asllani është bërë protagoniste e reklamës së radhës së “Nike”.
Kompania gjigante botërore e veshmbathjeve sportive, “Nike” e ka përzgjedhur futbollisten Kosovare Asllani për reklamën e saj të radhës.
Kosovarja nuk e ka fshehur asnjëherë prejardhjen e saj, ndërsa vitin që shkoi një gol të shënuar për Suedinë ndaj Ukrainës e kishte festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore.