Një nga këto dy klube do të jetë destinacioni i ri i Vlahovic. Javën e ardhshme vendoset gjithçka

Dusan Vlahovic ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Pasi vendosi të largohej si lojtar i lirë nga Juventus, sepse nuk iu ofrua rinovimi me pagën që ai dëshironte, sulmuesi serb ka qenë një nga protagonistët kryesor të verës.

Dilemës për të ardhmen e tij duket se po i vjen fundi dhe pritet që gjatë javës së ardhshme të mësohet destinacioni i tij i ri. Sipas Sport, dëshira e sulmuesit është të transferohet te Barcelona. Vlahovic ka pasur vazhdimisht kontakte me klubin katalanas, por marrëveshje deri tani nuk ka. Një pengesë kryesore është paga që pretendon sulmuesi serb.

Në anën tjetër, ekipi më i interesuar për të është Besiktas. Klubi nga Stambolli ofron një pagë brenda pritshmërive të sulmuesit serb.

Javën e ardhshme 26-vjeçari pritet të zyrtarizojë përfundimisht të ardhmen e tij dhe sipas të gjitha gjasave klubi i tij i ri do të jetë Besiktas.

The post Një nga këto dy klube do të jetë destinacioni i ri i Vlahovic. Javën e ardhshme vendoset gjithçka appeared first on Telesport.