Një burrë 33-vjeçar në Suharekë ka humbur jetën pasi ka rënë nga qershia me lartësi 5-6 metra.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më pas në QKUK, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.
“Më datën 11.06.2026, rreth orës 20:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Suharekës se F.B., mashkull rreth 33 vjeç, është marrë me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin Leshan, Komuna e Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga lartësia rreth 5-6 metra”.
“I njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më pas në QKUK – Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin “Hetim i Vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në konfirmim.








