Ka nisur mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e u.d. presidentes Haxhiut për tërheqjen e ofruara nga ish-gjyqtarët serbë të Gjykatës në Mitrovicë të Veriut.
Mbledhja ka nisur rreth një orë pas mbarimit të konferencës për media të u.d. presidentes Albulena Haxhiu, në të cilën ajo ushtroi presion direkt ndaj anëtarëve të KGjK-së lidhur me vendimmarrjen e tyre.
Haxhiu u bëri thirrje atyre që të refuzojnë kërkesat për dorëheqje të ish-gjyqtarëve serbë, pasi tha se posedon informata që ata janë paguar nga Serbia që nga vitit 2017.
“Sytë tanë sot janë te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, sepse nëse KGjK vepron në kundërshtim me Ligjin atëherë këtu kemi të bëjmë me një precedent shumë të rrezikshëm”, tha Haxhiu.
Derisa u.d. presidentja i “urdhëroi” të refuzojnë tërheqjen e dorëheqjeve, partnerët ndërkombëtarë – Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar – kërkuan të enjten që anëtarët e KGJK-së të mos i ekspozohen presionit gjatë vendimmarrjes së tyre.
Mbledhjen mund ta ndiqni në këtë link:








