Nick Woltemade, transferimi më i shtrenjtë në historinë e Newcastle, ishte një nga dështimet e mëdha në sezonin e fundit në Premier League. Në sezonin e tij të parë në Premier League, sulmuesi gjerman i transferuar prej 75 milionë eurosh, kontriboi vetëm me 8 gola dhe 3 asiste, shumë larg pritshmërive.
Duke qenë se përshtatja në Angli nuk shkoi siç pritej, Woltemade mund të largohet vetëm pas një sezoni te “Qymyrxhinjtë”. Sulmuesi gjerman ka përfunduar në radarin e Atletico Madridit.
“Colchoneros” janë në kërkim të një sulmuesi, duke ditur se Alexander Sorloth pritet të transferohet te Juventus, Antoine Griezmann është larguar për tek Orlando City, po ashtu mund të alrgohet edhe Julian Alvarez, duke ditur interesin e madh ndaj tij.
Në këtë situatë, Woltemade mund të jetë zgjidhja e duhur për sulmin. Sipas Sport Bild, oferta e parë e madrilenëve për sulmnuesin gjerman është 65 milionë euro. Gjithsesi, jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve.
The post Nick Woltemade “mërzitet” shpejt në Angli. Aventura e re mund të jetë në Spanjë, gjermanin e duan në Madrid appeared first on Telesport.








