Neymar shpërtheu pas eliminimit të Remo, presidenti e sulmon: “Shfaqje prej kllouni…”

Kualifikimi i Santosit në çerekfinalet e “Copa do Brasil” u shoqërua me polemika. Mbas fitores 1-0 ndaj Remo, pas barazimit në ndeshjen e parë, vëmendja u përqendrua tek ajo që ndodhi në përfundim të sfidës në stadiumin “Mangueirão”.

Në zonën pranë dhomave të zhveshjes shpërtheu një përplasje verbale mes Neymar dhe disa pjesëtarëve të delegacionit të Remo. Numri 10 i Santosit, ende nën emocionet e tensionit të grumbulluar gjatë ndeshjes, u përfshi në një debat me lojtarë, staf dhe drejtues të skuadrës kundërshtare.

Neymar saindo de campo mandando beijo pra torcida do Remo. 😘 pic.twitter.com/zERqXc6Naj

— njdeprê – marlon (@njdmarlon) August 5, 2026

“U eliminuat! U eliminuat!” – bërtiste Neymar drejt rivalëve, ndërsa më pas ka bërë edhe gjeste provokuese, duke ngritur duart dhe improvizuar një kërcim, gjë që e përkeqësoi situatën.

Tensioni kishte nisur që gjatë ndeshjes, pasi ylli brazilian ishte fyer vazhdimisht nga tifozët e Remo. Pas takimit, sigurimi u detyrua të ndërhynte për të shmangur një përleshje mes palëve.

Após o apito final da partida contra o Remo, Neymar provocou dirigentes e torcedores do time paraense que estava na zona mista do Estádio Mangueirão.

“Eliminado! Eliminado!”

📽️ Gols Norte pic.twitter.com/l3dkgeJS40

— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) August 5, 2026

Presidenti i Remo reagoi ashpër ndaj sjelljes së Neymarit: “Santos nuk ka nevojë për këtë. Ai dembel, Neymar, i adhuruar nga shumë fëmijë, bëri shfaqjen e tij prej kllouni dhe na përqeshi”.

Incidenti ka rihapur edhe një herë debatin për mënyrën si Neymar menaxhon presionin dhe rolin e liderit te Santos.

 

al”>Telesport.