Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë një pamje të re me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Këtë herë, shkronjat “NEW” janë ngjyrosur me të kuqe, ndërsa “BORN” me të zezë. Gjithashtu, monumentit i është shtuar edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ndryshimi është realizuar në kuadër të iniciativës “Liria ka emër”, duke i dhënë monumentit një pamje të veçantë për 28 nëntor.
