Nënkoloneli shqiptar emërohet komandant i njësitit special “Renxherët” në Maqedoni

Nënkoloneli Mentor Saiti është emëruar komandant i njësitit special ushtarak “Rexherët” të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Ai është një kuadër i dalluar ushtarak, i cili përpos akademisë ushtarake, ka kryer edhe specializim në Akademinë e ushtrisë tokësore të SHBA-ve.

Gjatë qëndrimit në SHBA ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar si ushtarak i dalluar, duke marrë edhe një titull si qytetar nderi i qytetit Levenvort në Kanzas të SHBA-ve.

Ai gjatë kohë ka qenë pjesë e njësitit “Renxherët”. Kjo është një nga gradimet e para udhëheqëse të shqiptarëve në Armatën e Maqedonisë, ku përfaqësimi në hierarkinë udhëheqëse është ende u ulët.

Mentor Saiti është nga Gostivari dhe se është adhurues i sporteve të ndryshme./INA/