Në krah me Osmanin, Abdixhiku thirrje qytetarëve: Ne jemi gati, ejani dhe ju!

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, i ka ftuar qytetarët e Kososvës që të rrugëtojnë së bashku.

Ai u shpreh i gatshëm për zgjedhjet e 7 qershorit, për të cilat qytetarëve iu bëri thirrje që t’iu bashkohen, transmeton Klankosova.tv.

“Qytetarëve të Kosovës, u shtrijmë ftesën për rrugëtimin që po nisë sot! Të ecim bashkë. Sepse Republika bëhet kur zgjohet vetëdija e një populli që vendos të mos presë më askënd tjetër për ta bërë vendin e vet më të mirë. Ne jemi gati. Ejani dhe ju!”, ka shkruar ai.