Sot në kazermën ,,Adem Jashari’’ të FSK-së në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së. Ceremonia filloi me parakalimin e flamurtarëve dhe intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Pas leximit të dekret-ligjit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Forcave Tokësore, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të Komandës së Forcave Tokësore nga gjeneral majori Gëzim Hazrolli tek gjeneral brigade Enver Cikaqi.
Në ceremoni morën pjesë: zëvendësministri i MFSK-së Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NLAT-it, gjenerali Hofmann, gjeneral majori Zymer Halimi dhe gjeneral brigade: Nazmi Brahimaj, Irfete Spahiu, Naim Haziri, përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të NALT-it, dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.