“Ndeshja më e mirë që kam përjetuar si trajner, kurrë s’kam parë kaq shumë intensitet”

“Ishte ndeshja më e mirë që kam përjetuar si trajner, urime të gjithëve”. Kështu u shpreh trajneri i PSG-së, Luis Enrique, pas fitores 5-4 ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë të Champions League në “Parc des Princes”.

“Si trajner nuk kam përjetuar kurrë një ndeshje me këtë intensitet, me këtë dëshirë për të fituar. Mendoj se të gjithë tifozët, pavarësisht skuadrës që mbështesin, janë kënaqur duke parë këtë spektakël. Të dyja skuadrat dhe të gjithë lojtarët meritojnë komplimente, – vijoi ai.

– Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe do të jetë e tillë edhe në kthim. Ka aspekte për t’u përmirësuar, por për momentin duhet të shijojmë rezultatin. Është vetëm ndeshja e tretë që humbasin këtë sezon, jemi shumë të kënaqur. Kemi merituar të fitojmë”.

9 gola të shënuar, PSG dhe Bayern dhurojnë spektakël në Paris. Kualifikimi mbetet i hapur (video)

The post “Ndeshja më e mirë që kam përjetuar si trajner, kurrë s’kam parë kaq shumë intensitet” appeared first on Telesport.