Fatos Baxhaku një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90, autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar ka ndërruar jetë sot në moshën 55-vjeçare.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, “Emin Duraku” dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”.
Përgjate viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.
Në periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhë gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”.
Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtepa e Vjetër” (Digitalb). si edhe i shumë dokumentarëve televizive.