Azemi fton qytetarët në diskutim për skandalin me njehësorët elektrikë dhe programin e LDK-së

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka ftuar qytetarët që të zhvillojnë takime dhe diskutime lidhur me çështjet aktuale politike, përfshirë skandalin e njehsorëve elektrikë dhe programin zgjedhor të partisë së tij.

Përmes një postimi publik, Azemi u bëri thirrje qytetarëve që kanë pyetje apo interes për këto tema të kontaktojnë me të për të caktuar një takim.

“Nëse keni ndonjë pyetje apo doni me diskutu rreth skandalit për njehësorët elektrikë apo rreth programit të LDK-së në këto zgjedhje iu ftoj të takohemi ose këtu në zyre apo në shesh tek shtandi pranë komunës. Mjafton të më dërgoni një mesazh të caktojmë takimin e flasim”, thoë Azemi.