Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dyshohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndalimin e projektit të Gianni Infantinos për hapjen e Botërorit ndaj investitorëve privatë.
Sipas “L’Équipe”, Macron ka zhvilluar bisedime me Infantino, Aleksander Čeferin dhe palë të tjera të përfshira, me synimin për të ruajtur unitetin e futbollit botëror. Projekti i FIFA-s, që parashikonte përfshirjen e investitorëve privatë në një pjesë të aktiviteteve tregtare të Kupës së Botës, shkaktoi përçarje të mëdha dhe në fund u braktis nga vetë Infantino.
Një burim pranë “Pallatit Élysée” tha: “Ai dëshiron të ruajë unitetin e futbollit botëror dhe të shmangë një ndarje afatgjatë mes kontinenteve e konfederatave. Ky është roli i tij diplomatik”.
Macron mbështeti hapur qëndrimin e Čeferin dhe presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, i cili ishte ndër të parët që e kundërshtoi publikisht projektin. Gjatë krizës, presidenti francez zhvilloi kontakte me Patrice Motsepe, Čeferin dhe Infantino. Biseda me presidentin e FIFA-s u zhvillua pak orë para tërheqjes së tij, ku Macron i kërkoi të mbronte unitetin e futbollit dhe të shmangte përçarje të reja.
The post Ndalimi i projektit të Infantinos; zbulohet roli sekret dhe vendimtar i presidentit francez Macron appeared first on Telesport.








