Një tjetër histori suksesi që e bën krenare Drenicën, Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.
Vetëm 9 vjeç, Yll Osaj ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare të organizuar nga Neo Science Olympiad, e mbajtur në New York, SHBA, duke fituar Medaljen e Artë në Shkencë dhe Medaljen e Argjendtë në Matematikë. Ky sukses e rendit atë ndër nxënësit më të dalluar të këtij kompeticioni prestigjioz, ku morën pjesë fëmijë të talentuar nga vende të ndryshme të botës.
Arritja e Yllit është dëshmi se talenti shqiptar nuk njeh kufij. Me dije, përkushtim dhe punë të palodhur, ai ngriti lart emrin e Kosovës në një nga skenat më të rëndësishme ndërkombëtare për nxënësit e rinj.
Urime Yll Osaj për këtë sukses të madh! Shembulli yt është frymëzim për gjithë gjeneratat e reja dhe dëshmi se e ardhmja ndërtohet me dije.








