Nafta s’lëviz, benzina e pëson sot rritjen e çmimit në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Sipas të dhënave të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.63 euro, i njëjtë me çmimin e ditës së djeshme.

Ndërkohë, benzina është shtrenjtuar për dy centë, raporton .

Nga 1.42 euro sa ishte dje, çmimi maksimal i lejuar sot është 1.44 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar për një litër gaz është 0.60 euro.

Këto çmime do të jenë në fuqi edhe gjatë ditës së nesërme./