Muzika e kamionit të akullores bëhet “problem”, shitësi: Nuk do të më mposhtin

Mark Edwards, i cili prej më shumë se 20 vitesh shet akullore në Tonyrefail të Uellsit, është urdhëruar të mos përdorë më muzikën e kamionit pas një ankese për zhurmë.

Ankesa lidhej me muzikën që luhej pas orës 20:00. Këshilli lokal i ka bërë të ditur se rregullat kërkojnë që muzika të ndalet pas orës 19:00, edhe pse shitësit u lejohet të vazhdojnë aktivitetin.

“Është e pabesueshme. Për më shumë se 20 vjet nuk kam pasur kurrë diçka të tillë”, tha Edwards, shkruan Metro, \.

Pavarësisht ankesës, ai ka vendosur të vazhdojë të shkojë në zonë, duke përdorur borinë për t’i njoftuar banorët. “Ata të gjithë dalin dhe e shijojnë. Nuk do të më mposhtin”, tha ai.

Rasti ka marrë mbështetje të madhe nga komuniteti dhe në rrjetet sociale, ku shumë banorë e kanë cilësuar muzikën e kamionëve të akullores si një traditë të verës.

GOSFORTH, ENGLAND - JULY 29: A Mr Whippy Ice Cream van awaits customers during the Metro Bank One Day Cup match between Durham and Glamorgan at Roseworth Terrace on July 29, 2026 in Gosforth, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)