Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, duke thënë se “dialogu nuk është në arkivol por më i fortë se kurrë”.
Reagimi i Musliu-Shoshit vjen pasi Konjufca deklaroi se “dialogu ka vdekur, e arkivolin e ka pasur me sulmin terrorist të Banjskës”.
“Si kryetar i Kuvendit mirë është të ftojë Besnikun në llogaridhënie se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës!” tha mes të tjerash Musliu-Shoshi.
“Unë konsideroj që sa i përket perspektivës së dialogut, dialogu, ndodhet në një qorrsokak, prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokak pasa se të gjithash i ka kontribuuar Serbia, me veprimet e veta. Unë mendoj që dialogut në formatin qysh ka qenë prej 2011 e ka pasur arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë.
Sepse me informatat që i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare edhe institucionet tona të sigurisë tregojnë qartë që ky grup kriminal prej qindra personash e ka pasur mbështetet drejtpërdrejtë prej shtetit serb. Atyre iu është ofruar logjistika dhe krejt poligonet ushtarake duke i përfshirë, për të ushtruar ata, për mi marrë armët. Madje kemi fakte që pasur shkëmbim të armëve mes ushtrisë dhe këtij grupi terrorist…”, kishte deklaruar Konjufca, ditë më parë.