Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shfrytëzuar fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës për t’ia uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Musliu e ka cilësuar Thaçin si “ati i pavarësisë së Kosovës” dhe ka thënë se i uron shëndet.
“Kujtojmë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi e shtetndërtim”, ka thënë Musliu.









