Polemikat për arbitrimin vazhdojnë të tensionojnë Champions League, me klubet kryesore europiane gjithnjë e më kritike ndaj disa vendimeve. Barcelona ngriti dyshime pas ndeshjeve me Atlético Madridin, ndërsa Real Madridi kritikoi arbitrin Slavko Vinčić, sidomos për përjashtimin e Eduardo Camavinga në sfidën kundër Bayern Munich.
Pakënaqësia reflektohet edhe në fjalët e presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, në “The Forum”: “Ndonjëherë tifozët nuk i kuptojnë interpretimet e rregullave, i kuptoj. Në fakt nuk i kuptoj as unë. Për prekjet me dorë, askush nuk di më çfarë është penallti dhe çfarë jo. Si mund të përcaktohet qëllimshmëria? Nuk jemi psikiatër”.
Čeferin theksoi rolin e arbitrit në fushë: “VAR duhet të ndërhyjë vetëm në raste gabimi të qartë dhe të dukshëm. Rishikimet duhet të jenë të shpejta, jo me shtesa shumë të gjata”. Pavarësisht tensioneve, ai kërkon respektim strikt të rregullave, por pranon se hendeku mes klubeve dhe arbitrave po rritet, sinjal që mund të sjellë ndryshime për të shmangur polemikat.
The post Ceferin: I kuptoj tifozët, nuk e dimë më kur është penallti dhe kur jo appeared first on Telesport.









