Murati: Krijimi i një liste zgjedhore në Tuz është një hap i rëndësishëm për shqiptarët

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përshëndet krijimin e Forumit Shqiptar me moton Malësia na Bashkon, si një listë e përbashkët zgjedhore e partive politike shqiptare në Tuz. 
“Dje më 30 janar, u krijua Forumi Shqiptar me moton Malësia na Bashkon, si një listë e përbashkët zgjedhore e partive politike shqiptare në Tuz – Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptareve – UDSH. Ky është një hap i rëndësishëm për të mobilizuar shqiptarët e Tuzit rreth një liste zgjedhore në mënyrë që të mos ndahet dhe përçahet vota e tyre dhe rrjedhimisht të dëmtohet interesi i shqiptarëve atje. Ky bashkim, do të jetë edhe një motiv shtesë që më 3 mars, malësorët nga anë e kënd botës të vijnë e të votojnë në Tuz, në mënyrë që përfaqësimi i interesave të shqiptarëve të optimizohet përmes qeverisjes së komunës së re të Tuzit”.