Mungojnë ekzaminerët, kandidatët për patentë-shoferë presin me javë

Kandidatët për patentë shofer nuk kanë mundësi të hyjnë në vozitje, për arsye se nuk ka ekzaminerë.

Sipas kryetarit të shoqatës së autoshkollave, kjo po ndodh si shkak i dëshirës për privatizim të njësisë së patentë shoferëve, raporton gazeta KNN.

E sipas tij, kandidatët për patentë shoferin do të duhet të presin edhe së paku 3 muaj.

Një gjë të tillë mohojnë Ministria e Infrastrukturës, sipas tyre nuk kanë pasur kërkesa të cilat diktojnë shtimin e termineve, e që sipas tyre gjithçka është duke u zhvilluar në suaza normale.

“Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti për Patentë Shoferë, bënë angazhimin e pyetësve varësisht prej kërkesave të kandidatëve për testim në të gjitha kategoritë dhe varësisht prej shtimit të kërkesave për testim rritet edhe numri i pyetësve të angazhuar.

Për momentin kur po i’u shkruajmë numri ditor i kandidatëve për testim nga pjesa praktike sillet prej 205 deri 210 kandidatë, kurse numri i pyetësve të angazhuar në testimin praktik të kandidatëve është 25 pyetës të drejtimit, që i bie 8 kandidatë të testohen nga një pyetës brenda 8 orëve të punës dhe që nënkupton funksionim normal të procesit të testimit praktik.

Ndërsa në pjesën e testimit teorik, Njësitë e Patentë Shoferëve, në 7 rajonet punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kemi pasë problem, ose ankesa në këtë pjesë të testimit, varësisht prej numrit të kandidatëve shtohen edhe terminet e mbajtjes së provimeve në teori”.

E nuk është problemi i vetëm ky.

Islami thotë se kanë bërë kërkesë tek Ministria e Infrastrukturës, që tu caktohet data për provim me shkrim për instruktor, sepse ka të tillë që punojnë me licencë të skaduar.
Në kërkesë përfshihet edhe heqja e poligonit për kategorinë B për testimin e kandidatëve në pjesën praktike, shkruan gazeta KNN