Jose Mourinho pritet të ndryshojë komplet mbrojtjen aktuale te Real Madrid. “Los Blancos” mund të thuhet që kanë siguruar dy përforcimet e para në këtë repart për sezonin e ri.
I pari është Ibrahima Konate, i cili do të vijë falas. I dyti është Denzel Dumfries, për krahun e djathtë, për të cilin madrilenët do të paguajnë klauzolën e tij 25 milionë euro, brenda 15 korrikut.
Mourinho nuk mjaftohet me kaq dhe ka piketuar një tjetër përforcim për mbrojtjen. Bëhet fjalë për finalistin e Champions League, Riccardo Calafiori, i cili mund të luajë si mbrojtës i majtë, por edhe në qendër të mbrojtjes.
Calafiori është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg nëse i referohemi Transfermarkt është 55 milionë euro. Por, sipas rpaortimeve të ndryshme, Arsenal do të hiqte dorë nga Calafiori, vetëm për një ofertë mbi 60 milionë euro.
The post Mourinho zgjedh një italian për mbrojtjen e Real Madridit, por që nuk luan në Serie A appeared first on Telesport.









