Moti sot

Në Kosovë sot (e diel) do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellë destabilizim të fuqishëm.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C

Era do fryjë nga jugperëndimi gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje me kalimin e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h!