Pjesa e parë e gjysmëfinales Angli-Argjentinë është mbyllur në barazim pa gola. Një pjesë e parë shumë e rivalizuar nga të dy ekipet në “Mercedes-Benz Stadium”, në Atlanta.
Ndeshja nisi menjëherë me një përplasje në fushë mes lojtarëve të të dy skuadrave. Ndërhyrja e gabuar e Enzo Fernandez ndaj Elliot Andersson, solli një moment tensioni në fushë.
Minutat në vijim ishin të luftuara nga të dy ekipet, ku pati shumë herë ndalesa të lojës për shkak të faulleve të shumtë.
Në minutën e 32-të, Anglia pati një mundësi të mirë shënimi, por goditja me kokë e John Stones përfundoi jashtë.
Në minutën e 38-të, Argjentina provon të gjejë golin. Një goditje e rrezikshme e Enzo Fernandez nga distanca, por që përfundon ngjitur me traversën.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, që mbyllet 0-0. Pavarësisht rivalitetit të fortë në fushë, të dy ekipte në pjesën e parë nuk bënë asnjë goditje në kuadratin e portës.
The post Angli-Argjentinë, ndeshje shumë e rivalizuar por mungon goli për pjesën e parë appeared first on Telesport.








