Dardan Molliqaj thotë se kryetari aktual i Vetëvendosjes Albin Kurti në muajin prill të vitit 2016 kishte kërkuar që të mos viheshin vija të kuqe për koalicion të mundshëm me PDK-në.
Sipas Molliqajt, partia ka dëshmitë për deklaratën e Kurtit që “PDK është konstantja në pushtet, ndërsa variablat po ndryshojnë”.
“Ekziston incizimi me kamerë. Video-incizim i mbledhjes së prillit 2016 debati mes meje dhe Kurtit. Vetëm le të deklarohet se s’është e vërtetë dhe le të besojë publiku. Nëse ai deklarohet se po them diçka të pavërtetë, le ta publikojnë. Ai ka thënë tekstualisht se ne duhet t’i heqim vijën e kuqe ndaj PDK-së. Ishte mbledhja e Këshillit. Kur fitojmë ne do të bëhen ndryshime në PDK e LDK. Duhet të shohim se kush e përkrah më shumë programin tonë, PDK apo LDK”, ka thënë Molliqaj në Rubikon të KTV-së.