Ministri i Infrastrukturës në Shqipëri, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për një rritje të mundshme të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, duke theksuar se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.
Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për rritjen e tarifës në 8 euro nuk janë të vërteta, ndërsa ka bërë të ditur se ministria nuk ka plane për ndryshimin e çmimit aktual.
“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë NUK ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”.
