Miftaraj: Duhet të njihet si legjislatura karate, deputeti i VV-së la trashëgimi diçka

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka ironizuar me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës duke thënë se duhet të njihet si legjislatura karate.

Ai ka thënë se deputeti i VV-së, Naim Bardiqi mbase nuk do të njihet për ndonjë punë brenda Kuvendit, por ka lënë trashëgimi se si zgjidhet presidenti “karate”.

“Legjislatura e dhjetë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë duhet të njihet ndryshe dhe si Legjislatura Karate”, ka thënë ai.

“Naim Bardiqi mbase nuk do të njihet për ndonje punë të mirë si deputet i Legjislatures Karate por së paku ka lënë trashigimi diçka, na tregoi se si mund të zgjidhet Presidenti i Republikes Karate dhe si publiku dhe gazetaret nuk ia respektuan privatesine ne nje vend publik i rrethuar me kamera ne seance plenare”, ka thënë Miftaraj.