Meta njofton për ndryshimet e reja në Facebook dhe Instagram

Meta ka njoftuar ndryshime të mëdha në politikat e saj për media dixhitale, përpara testimeve të aftësisë së saj për të kontrolluar përmbajtjen mashtruese të krijuara nga teknologjitë me Al.

Pronari i Facebook dhe Instagram do të fillojë të aplikojë etiketat “Made with Al” për videot, imazhet dhe audiot e krijuara me Al.

Gjithashtu, Meta do të aplikojë etiketa të veçanta edhe për mediat që paraqesin “rrezik veçanërisht të lartë të mashtrimit të publikut për një çështje me rëndësi”, pavarësisht nëse përmbajtja është krijuar apo jo me Al.

Bëhet e ditur se etiketat “me rrezik të lartë” do të fillojnë të aplikohen menjëherë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Kjo qasje do të zbatohet për përmbajtjen e postuar në Facebook, Instagram dhe Threads.

Shërbimet e tjera të kompanisë, duke përfshirë kufjet e realitetit virtual, WhatsApp dhe Quest, mbulohen nga rregulla të ndryshme.

Këto ndryshime vijnë disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku studiuesit paralajmërojnë se ato mund të shkatërrohen nga teknologjitë gjeneruese me Al.

Ndryshe, politika ekzistuese e Meta-s për “mediat e manipuluara” ndalon videot e modifikuara në mënyrë mashtruese të cilat i bëjnë njerëzit të duken se thonë fjalë që nuk i kanë thënë kurrë.

Pre e këtyre mashtrimeve me Al ka rënë edhe presidenti Joe Biden pas një videoje të tij ku ishin ndryshuar pamjet reale për të sugjeruar se presidenti ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme.