Messi realist: Ndeshje shumë e vështirë, Kepi i Gjelbër sprovoi limitet tona

Lionel Messi pranoi se Argjentina e priste një ndeshje shumë të vështirë ndaj Kepit të Gjelbër. “E dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata na sprovuan në limitet tona”, – deklaroi kapiteni argjentinas pas suksesit 3-2 në kohën shtesë.

Ai vlerësoi kundërshtarin për paraqitjen dhe rezistencën gjatë gjithë lojës. Ndërkohë, mesfushori Rodrigo De Paul vlerësoi ndikimin e Messit, duke thënë: “Është privilegj ta kemi si shok skuadre dhe si mik. Ai vazhdon të bëjë diferencën në momentet më të rëndësishme”.

Messi realizoi golin e tij të 20-të në Kupën e Botës, vendosi rekorde të reja dhe kontribuoi edhe në aksionin që solli golin vendimtar të Cristian Romeros, duke udhëhequr Argjentinën drejt kualifikimit në 1/8 e finales. Tashmë kampionët e botës në fuqi i prej përballja me Egjiptin në rrugën drejt çerekfinaleve të Botërorit 2026.

Rodrigo De Paul

The post Messi realist: Ndeshje shumë e vështirë, Kepi i Gjelbër sprovoi limitet tona appeared first on Telesport.