Messi bën shaka me lojtarët e Kepit të Gjelbër: Në fushë më godisnin pa mëshirë, pastaj më kërkuan fanellën

Lionel Messi ndau një moment gazmor me lojtarët e Kepit të Gjelbër pasi Argjentina fitoi 3-2 në Botëror. Edhe pse ndeshja ishte shumë e luftuar, disa futbollistë kundërshtarë e pritën pas vërshëllimës finale për t’i kërkuar fanellën dhe bërë foto, ndërsa kapiteni argjentinas ua plotësoi me kënaqësi dëshirën. “Më kërkuan fanellën, gjithçka… Në fushë më godisnin pa mëshirë”, – tha Messi me humor.

Argentina v Cabo Verde: Round of 32 - FIFA World Cup 2026

Ai theksoi se goditjet standarde ishin vendimtare: “Ky ekip e ka treguar prej kohësh se garon deri në fund. Sot u pa rëndësia e goditjeve standarde, që kohët e fundit nuk po i shfrytëzonim mirë. Në ndeshje të tilla janë shumë të rëndësishme. Kemi lojtarë të fortë në lojën ajrore. Sot arritëm t’i shfrytëzonim dhe kjo do të jetë e rëndësishme. Kemi punuar prej kohësh si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Në një kompeticion si ky, kjo ka shumë peshë”.

Argentina v Cabo Verde: Round of 32 - FIFA World Cup 2026

Megjithatë, Messi pranoi se Argjentina mund të luajë më mirë: “E dinim se do të ishte shumë e vështirë. Gjetëm golin e parë, por më pas humbëm kontrollin, humbëm posedimin, u tërhoqëm prapa dhe nuk ushtruam presion siç duhej”.

Të gjithë të çmendur pas Messit, futbollistët e Kepit të Gjelbër pritën fundin e intervistës për të bërë foto me të

The post Messi bën shaka me lojtarët e Kepit të Gjelbër: Në fushë më godisnin pa mëshirë, pastaj më kërkuan fanellën appeared first on Telesport.