Messi i gëzohet suksesit të ish-klubit: “Forca Barcelona”

Fituesi i tetëfishtë i “Topit të artë” dhe njëherësh kampioni botëror me Argjentinën, Lionel Messi, ka reaguar në rrjetet sociale pas suksesit të ish-klubit të tij, FC Barcelona, i cili siguroi titullin e La Ligës pas fitores në El Clasico ndaj Real Madrid, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Skuadra katalunase u shpall kampione e Spanjës pas një ndeshjeje vendimtare në shtëpi, ku golat e Marcus Rashford dhe Ferran Torres i siguruan tri pikët që vulosën matematikisht titullin.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, urimet dhe mesazhet përgëzuese nisën të vinin nga figura të shumta të futbollit botëror, ndërsa Messi ishte ndër të parët që reagoi.

Sulmuesi argjentinas publikoi një mesazh të shkurtër, por emocional në Instagram, duke festuar suksesin e ish-ekipit të tij “Kampionë. Forca Barcelona”, shkroi ai.