Mediat italiane nuk kanë dyshime. Mbrojtësi i Kombëtare.s, Frederik Veseli, do të vijojë karrierën e tij në Superligën turke, te skuadra e Denizlispor.
Sipas “Sky Sport”, par refuzimit të parë të 26-vjeçarit, palët kanë nisur sërish negociatat, teksa kësaj here, transferimi i Veselit drejt Turqisë, duket i pashmangshëm.
Shitja e shqiptarit do ti hapte rrugën Empolit për të bërë disa afrime në merkato, pak ditë para fillimit të Serisë B. Mbrojtësi kërkohet me ngulm nga drejtuesit turq, teksa pritet që palët të përshpejtojnë procedurat për shitjen e Veselit.
Kujtojmë që Denizlispor, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, aventurën në Superligën turke, pasi në javën e parë mposhti Galatasarayn me rezultatin 2-0.