Shefi i kabinetit të Smajl Latifit mohon aderimin ne AAK të dhëndrit të Vlora Citakut

Gjatë ditës së djeshme, Edon Cana i njohur edhe si dhëndri i Vlora Çitaku dhe deri më tani pjesë e Partia Demokratike e Kosovës në Rahovec, është parë në Kuvendin Zgjedhor të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Prania e tij në këtë aktivitet ka nxitur spekulime se Cana mund t’i jetë bashkuar tashmë AAK-së, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një lëvizje të tillë politike.

Nga ana tjetër, Ardit Halilaj nga kabineti i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, ka komentuar lidhur me raportimet, duke thënë se “Edon Cana ka qenë i ftuar si mysafir në kuvendin zgjedhor, ashtu si edhe kryetarët e degëve të partive të tjera në Rahovec”, duke mohuar aderimin e tij në partinë e PDK-së.