Ditën e nesërme, Florentino Perez, do të zyrtarizojë transferimin e parë te Real Madrid këtë verë. Kjo gjë do të ndodhë vetëm pak ditë para zgjedhjeve elektorale për postin e presidentit, ku përballë do të ketë biznesmenin Enrique Riquelme.
“Këtë të enjte do të njoftoj nënshkrimin e parë të madh të Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Të gjithë e dinë se cili është projekti im sportiv: të kem lojtarët më të mirë dhe të vazhdoj të fitoj”, u shpreh Perez në një intervistë për El Espanyol.
Mediet spanjolle zbulojnë se transferimi i parë i Real Madridit për këtë verë, që do të zyrtarizohet nesër, do të jetë Ibrahima Konate. Francezi do të vijë falas, pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën me Liverpool-in.
The post “Më të mirët në botë do vijnë”, Perez zyrtarizon nesër transferimin e parë për sezonin e ri appeared first on Telesport.








