Me afishe në gjuhën arabe kërkohet të votohet VV-ja

Pas ngjitjes së shiritave të kuq nëpër qytet, janë ngjitur edhe afishe në gjuhën arabe dhe shqipe ku kërkohet të votohet Lëvizja Vetëvendosje, e jo partitë tjera.

Sipas këtyre afisheve, vota për partitë tjera është haram, ndërsa hallall është vota për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Qytetarë, pra siç po shohim edhe Allahu na urdhëron që mos të përkrahim të korruptuarit, por në vend të tyre të jemi më të drejt. Prandaj që Allahu të jetë razi me ne, jemi të obliguar të votojmë LVV-në, të pastër, të pa korruptuar, që mendon për popullin, janë të drejtë”, shkruan në afishin e shpërndarë nëpër qytet.

Afishi është i shkruar në gjuhën arabe, ndërsa secila fjalë është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Afishin e ngjitur në Prizren, e ka publikuar Nysret Durmishi, i cili sipas shënimeve në rrjetin social Facebook, është inspektor i punës, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Të nderuar bashkëqytetar,ju përkrahës të VV-së, që as vetë nuk e dini, pse keni vendosur ta përkrahni kët sekt, shiqoni ku arrine injoranca e tyre,  as ju e as ne nuk e dijmë ku eshte qellimi i këtyre njerezve qe nuk ja duan te miren vendit tone, ka ardhur momenti qe edhe organizatat e dyshimta qe nuk e dijme se me qfare misioni jan ne Kosove, e qe thiren ne emer te fese Islame, shperndajne afishe te tilla, shum te rrezikshme per vendon tone!”.

“Nese per kete veprim ka dijeni edhe BIK-u, ateher eshte turp dhe duhet te mbaje pergjegjesi per nje veprim te tille! Amani ju kofte, vendosni deri sa te vie dita e votimit , mos  e perkrahni ate qe sja do te miren atdheut!!”, ka shkruar Nysret Durmishi në Facebook. /Insajderi.org