Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit.
Tani do të mbahen edhe disa takime shtesë të palëve me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, shkruan Koha.
Nuk janë dhënë njoftime se cili ka qenë epilogu i takimeve të deritashme që kanë zgjatur nga mëngjesi, me disa pauza.
Për të njëjtën temë tashmë është duke u diskutuar për të shtatën herë. Krejt kjo erdhi për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për kryerjen e pagesave dhe përdorim të vetëm të valutës euro në Kosovë.