“Mbappe? Në fushë ai do të jetë thjesht një kundërshtar si të tjerët”

Pavarësisht se luajti një rol dytësor në sezonin e fundit te Real Madrid, situata e Brahim Diaz te Maroku ndryshon komplet. Aty, Diaz është një titullar i padiskutueshëm në formacion dhe një lojtar protagonist.

Në konferencën para përballjes me Francën në çerekfinale, ndër të tjera Diaz foli edhe për përballjen me dy miqtë e tij te Real Madrid, Kylian Mbappe dhe Aurelien Tchouameni.

Jam i bindur se do të luajmë mirë. Unë, për shembull, jam gati. Do t’i shoh përsëri Kylian dhe Aurélien, po… por në fushë, ne jemi rivalë. Dhe ata të dy, janë kundërshtarë si gjithë të tjerët”, tha Diaz.

Ndërkohë, 26-vjeçari nuk shqetësohet për golin apo për asistet, për të rëndësi ka fitorja. Gjëja më e rëndësishme nuk janë golat apo asistet. Por nëse mund të na ndihmoj të fitojmë, do ta bëj. Është një ndeshje që të gjithë ëndërrojmë ta luajmë. Nuk jam unë që ka rëndësi, por skuadra. Nëse mund të jap asiste, shumë mirë, por unë preferoj të fitoj. Dhe nëse dikush tjetër bën pasimin, do të jem po aq i lumtur”, tha Diaz.

The post “Mbappe? Në fushë ai do të jetë thjesht një kundërshtar si të tjerët” appeared first on Telesport.