Kandidati i vetëm shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, votoi bashkë me bashkëshorten në komunën Butel.
Pas votimit, ai tha se përveç që është një ditë e bukur me diell është edhe ditë e mirë për të dalë në zgjedhje masovisht, njofton Klan Kosova.
Ai tha se bazë informatave që kanë shtabi i tyre zgjedhor nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
Reka nuk ka dashur të komentojë se a ka marrë përkrahje nga Kosova dhe Shqipëria apo edhe nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk dua të japë deklarata politike. Sot mbes me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë”.
https://www.facebook.com/540888899289642/posts/2525531237492055/