Manu Kone shkëlqen në Botëror, Roma fërkon duart. Oferta e parë është 58 milionë euro

Manu Kone ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e Francës 2-0 ndaj Marokut, mbrëmë. Kone zëvendësoi në mënyrën më të mirë të mundshme Aurelien Tchouameni, i cili nuk ishte në dispozicon për Didier Deschamps për shkak të problemeve fizike, edhe pse gjendej në stol.

Forma e mirë e treguar nga Kone këtë Botëror, për aq minuta sa ka luajtur, ka rritur ndjeshëm interesimin e klubeve të mëdha ndaj tij.

Mediet angleze bëjnë me dije se Michael Carrick ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester United, transferimin e Kone. Sipas burimeve që vijnë nga Anglia, oferta e parë e “Djajve të Kuq” në drejtim të Romës do të jetë 58 milionë euro. Kone është nën kontratë me verdhekuqtë deri në vitin 2029.

The post Manu Kone shkëlqen në Botëror, Roma fërkon duart. Oferta e parë është 58 milionë euro appeared first on Telesport.