Mancini për rikthimin si trajner axurr: Italia ka të ardhme, herë pas here telefoni bie…

Ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini, foli për mundësinë e rikthimit si trajner i kombëtares axurre në aktivitetin “Inside the Sport 2026”, në Coverciano, organizuar nga USSI dhe MCL.

Ai tha: “Ka momente kur gjërat shkojnë mirë dhe të gjithë janë të lumtur, por kjo është pjesë e sportit. Mund të fitosh dhe të humbësh. Ndonjëherë ndodhin gjëra të pabesueshme, ky është futbolli. Duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë punën”. Ai shtoi se aktualisht duhet të përfundojë sezonin me Al Sadd: “Herë pas here telefoni bie. Fëmijët e mi, për shembull, më telefonojnë”.

Për rikthimin si trajner i Italisë, ai u shpreh shkurt: “Jam këtu për çmimin, jo për të folur për këtë”. Për presidentin Malagò: “A është personi i duhur për futbollin italian? Nuk e di”.

Mancini theksoi edhe të ardhmen e kombëtares: “Nëse lexon çfarë tha Kimmich për Gjermaninë, mendoj se Italia ka fituar më shumë se ata në 10 vitet e fundit. Diçka e mirë ishte bërë, kombëtarja jonë do të ketë lojtarë të mirë për t’u rikuperuar në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për klubet”.

The post Mancini për rikthimin si trajner axurr: Italia ka të ardhme, herë pas here telefoni bie… appeared first on Telesport.