Manchester City mposht Arsenalin, Aguero shënon hat-trick (Video)

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka realizuar tre herë ndaj Arsenalit për t’ia siguruar tri pikët e radhës skuadrës së tij dhe për të mbetur në hap me Liverpoolin në krye të tabelës.
Manchester City triumfoi 3-1 në kryendeshjen e xhiros së 25-të në Premier Ligë.
Aguero hapi serinë e golave qysh në minutën e parë. Laurent Koscielny barazoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa argjentinasi ktheu vendasit në epërsi në fund të pjesës së parë në minutën e 44-të. Golin e tretë dhe të fundit ai e shënoi në minutën e 61-të.
Në tabelë, City është i dyti me 59 pikë të tubuara, dy më pak se Liverpooli, i cili prin, e që nesër zhvillon ndeshjen me West Hamin.

https://www.youtube.com/watch?v=B5EmQXCm0Ko