Në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ushtarë nga shtete të ndryshme kontribuese brenda Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) morën pjesë në një ushtrim me municion të vërtetë në Poligonin e Plumbave Voloire, i cili ndodhet pranë Kampit Villaggio Italia në Pejë.
Ky ushtrim, i organizuar për të rritur gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, mblodhi ushtarë nga kombësi të ndryshme dhe ofroi mundësinë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira.
Pjesëmarrësit u përfshinë në skenarë reagimi ndaj emergjencave, duke rritur ndërveprimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis njësive të ndryshme. /Klankosova.tv








