Manchester City ka mposhtur Tottenhamin në Wembley
Manchester City ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premier Ligë.
Ekipi i Pep Guardiolas fitoi 1 me 3 si mysafir në stadiumin “Wembley”.
Gabriel Jesus, Gundogan dhe Raheem Sterling shënuan për Manchester City, ndërsa për londinezët shënoi vetëm Christian Erkisen.
Në tabelë, Manchester City ka 87 pikë, 16 më shumë se Manchester Unitedi, i cili nëse humb ndeshjen e mbetur bën që City të shpallet kampion. Nëse Unitedi fiton, Cityt i mjafton një fitore në pesë ndeshjet e ardhshme për t’u shpallur kampion në Angli.