Manchester City e deklason Liverpool-in

Manchester City me rezultat bindës 4 – 0, e ka mposhtur rivalin Liverpool, ndeshje e cila u zhvillua në “Etihad Stadium”.

Skuadra e Pep Guardiolës, para ndeshjes bëri korridorin e nderit, shkaku që “Reds” fituan Premierë Ligën.

Shifrat i zhbllokojë De Bruyne në minutën e 25-të nga penalltia, ndërsa pas 10 minutave ishte Raheem Sterling që pas asistimit të bukur nga Phil Foden, dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar rezultatin.

Derisa pritej që skuadrat të shkonin në pushime, doli Foden që pas disa pasimeve të bukura me De Bruyne iu largua mbrojtjes së “Reds” dhe u gjend para Alisson, të cilin e mposhti duke shënuar golin e tretë për vendasit.

Mendohej që skuadra e Jurgen Klopp do rikthehej, por ishte Oxlade-Chamberlain në minutën e 66-të që shënojë autogol, duke u munduar ta largojë topin, rezultat me të cilin përfundojë ndeshja.

Pas kësaj fitore, City mban pozitën e dytë me 66 pikë, 20 pikë me pak se Liverpool që tashmë është shpallur kampion.

https://www.youtube.com/watch?v=VUfhCYFy8yg