Në Texas po luhet ndeshja e parë e grupit L, mes Anglisë dhe Kroacisë. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 në avantazhin e anglezëve.
“Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel e nisën vrullshëm takimin. Në minutën e 9-të, Luka Modric bën një gabim fatal dhe godet Noni Madueke brenda në zonë.
Arbitri kryesor i takimit, Clement Turpin, nuk ka dyshime dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet i zakonshmi Harry Kane, pret Dominik Livakovic.
Por penalltia ripërsëritet, pasi portieri kroat kishte dalë totalisht nga vija fundore. Godet sërish Kane dhe këtë herë topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 36-të erdhi goli i barazimit për kroatët. Pas një aksioni të shpejtë dhe një super asistit të Petar Susic, ishte Martin Baturina i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje spektakolare nga kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 42-të, Anglia gjeti sërish avantazhin. Declan Rice kroson nga goditja e këndit, Harry Kane kërcen mbi kundërshtarët dhe shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Anglinë.
The post Kupa e Botës: Anglia dhe Kroacia dhurojnë spektakël, Harry Kane fenomenal (video) appeared first on Telesport.








