Man. City nuk humb kohë, 100 milionë euro për zëvendësuesin e Rodri-t

Pavarësisht se te Manchester City janë ende të bindur se mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për një rinovim të kontratës aktuale me Rodri-n, nga ana tjetër “Qytetarët” po shqyrtojnë disa emra për të gjetur zëvendësuesin e spanjollit.

Emri i parë në listë është ai i Ayyoub Bouaddi, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës me Marokun, po ashtu bëri paraqitje fantastike në sezonin e fundit me Lille në Ligue 1.

Klubi francez ka vendosur shifrën 100 milionë euro për të lënë të lirë Ayyoub Bouaddi, shifër që mesa duket Man. City është i gatshëm ta paguajë.

Deri tani nuk ka ende bisedime konkrete mes klubeve, por në rast se Rodri zyrtarizon largimin drejt Real Madridit, City është i detyruar të ndërhyjë shpejt në merkato dhe pas transferimit të Elliot Anderson për 135 milionë euro, Ayyoub Bouaddi do të jetë goditja e dytë më e shtrenjtë për këtë verë për “Qytetarët”.

The post Man. City nuk humb kohë, 100 milionë euro për zëvendësuesin e Rodri-t appeared first on Telesport.